Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Policia sekuestron drogë, armë dhe para në Ferizaj, arrestohen tre persona

Gazeta10
07 August 2026 - 10:50

Tre persona janë arrestuar në Ferizaj nën dyshimin për posedim dhe shpërndarje të paautorizuar të narkotikëve, si dhe armëmbajtje pa leje.

Sipas Policisë, gjatë kontrollit të kryer më 6 gusht janë sekuestruar rreth 485.27 gramë marihuanë, 181.7 gramë hashash, 2.1 gramë kokainë, para të gatshme, një pistoletë me gaz me një karikator dhe tri boca gazi.

Po ashtu janë konfiskuar paketime të zbrazëta najloni, dy peshore, dy mulli për bluarje të narkotikëve, tetë telefona celularë dhe një DVR i kamerave.

Me vendim të prokurorit, tre të dyshuarit janë dërguar në mbajtje për 48 orë, ndërsa hetimet janë në vazhdim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.