Kontaktoni

info@gazeta10.com

10 LIVE

Xhemajl Rexha nga Berlini: Greqia mund të jetë e para që e njeh pavarësinë e Kosovës

Gazeta10
03 November 2022 - 17:50

Gazetari i Kanal10, Xhemajl Rexha teksa ka raportuar drejtëpërdrejt nga kryqendra gjermane pas Samitit të Berlinit, në Info10 ka thënë se në rast të një marrëveshjje ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, nuk ka asnjë garancion që pesë shtetet pjesëmarrëse në këtë samitë, do ta njohin pavarësinë e Kosovës.

Ai ka thënë se do  të ishte detyrë e Francës dhe BE-së që të sigurohen në fund të këtij procesi do të ndodhte njohja, shkruan Gazeta10.

“Me gjithë bisedimet që janë bërë këtë javë, e shoh që nuk ka asnjë garancion që këto pesë shtete do ta njohin Kosovën në rast të një marrëveshje ndërmjet Kosovës e Sebrisë. Pra, nuk është që do të ketë dika të shkruar që i obligon këto pesë shtete ta njohin Kosovën. Do të ishte detyrë e Francës dhe BE-së që të sigurohen që në fund të këtij procesi, do të ndodhte njohja. Greqia pritet të jetë e para që do ta njoh pavarësinë e Kosovës”, tha Xhemajl Rexha live në Info10. /Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.