
Aktori Artan Thaqi ka folur për sinqeritetin dhe gjërat që e shqetësojnë më së shumti, gjatë një interviste në emisionin “Prime Ver”.
Thaqi ka treguar se gënjeshtra është një prej gjërave që e nervozon më së shumti, duke theksuar se vetë nuk ka dëshirë të gënjejë.
“Rrena më nervozon më së shumti. Nuk kam dëshirë me rrejt”, ka thënë Thaqi.
Ai ka theksuar rëndësinë që për të ka sinqeriteti në raport me njerëzit dhe në komunikimin e përditshëm./Gazeta10