Kontaktoni

info@gazeta10.com

10plus

“Revolucioni” në Twitter nis nga nesër, ky është plani i Musk

Gazeta10
03 November 2022 - 19:58

Pronari i ri i Twitter-it Elon Musk pritet që të presë gjysmën e vendeve të punës në kompani të premten.

Po ashtu, miliarderi Musk do të vendosë një tarifë mujore prej 8 dollarësh për ata persona që do të marrin statusin e përdoruesit të verifikuar nga aplikacioni, duke nisur nga e hëna.

Që prej se bëri të ditur planet për ta blerë rrjetin social, 51-vjeçari kishte bërë të ditur se do të shkurtonte vende pune. Pritej që ai të shkurtonte 75% të vendeve në kompaninë me 7,500 punonjës.

Të paktën 3,700 rastet që ai pritet të pushojë nga puna bëjnë thuajse gjysmën e stafit dhe ndiqen nga 5 dorëheqjen në nivel ekzekutiv. Që nga blerja e kompanisë që ndodhet në San Francisco për 44 miliardë dollarë, Musk po sheh për mënyra për të ulur shpenzimet dhe për të rritur të ardhurat.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.