Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Shqipëria merr kryesimin e Procesit së Berlinit, muajin dhjetor samiti mbahet në Tiranë

Gazeta10
03 November 2022 - 20:01

Shqipëria ka marrë zyrtarisht kryesimin e Procesit së Berlinit dhe samiti i radhës do të mbahet muajin tjetër në Tiranë.

Në 6 dhjetor, do të organizohet Samiti i Bashkimit Europian me Ballkanin Perëndimor në Shqipëri.

Ndërkohë, në samitin që u mbajt këtë të enjte në Berlin, u përcoll qartë mesazhi i vëmendjes së ripërtërirë të Evropës për Ballkanin Perëndimor, me nënshkrimin e tre marrëveshjeve të lëvizshmërisë që parashikojnë lëvizjen e lirë të njerëzve me karta identiteti, njohjen e diplomave dhe dhe kualifikimeve për tri profesione: mjekët, arkitektët dhe dentistët.

Marrëveshjet u firmosën nga kryeministrat e vendeve të Ballkanit Perëndimor, që në samitin e Berlinit konsiderohen si të barabartë.

Kancelari i Gjermanisë, Olaf Scholz, e bëri të qartë se stabiliteti dhe prosperiteti i rajonit nuk mund të shkëputet nga stabiliteti dhe prosperiteti i Europës në tërësi.

“Europa mund të kompletohet vetëm me Ballkanin Perëndimor si pjesë të saj”, ishte komenti i tij./TCH

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.