Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

“Arbitrin e ka mbytur ekipi i rrugaçëve”, Gjini: Kosova po rrezikon të “çbëhet” si shtet

Gazeta10
12 August 2026 - 22:53

Kryetari i Aleancës, Ardian Gjini, ka deklaruar se Kosova po përballet me tensione politike dhe institucionale, duke paralajmëruar se vendi po rrezikon të “çbëhet” si shtet.

Duke folur në emisionin “Adresa” në Kanal10, Gjini tha se aktualisht “nuk ka arbitër”, duke e lidhur këtë me mosrespektimin e rregullave dhe institucioneve.

“Nuk ka arbitër, sepse arbitrin e ka mbytur ekipi i rrugaçëve. Ka me pas tensione, ka me pas shtymje. Unë nuk përjashtoj vazhdim të këtyre tensioneve, për shkak se Kosova, në fund të fundit, po rrezikon me u ‘çbë’ si shtet”, tha Gjini.

Ai tha se për një kohë të gjatë Kosova është akuzuar se nuk ka kulturë të mjaftueshme të shtetndërtimit, por theksoi se nuk kishte besuar se do të vinte një situatë ku, sipas tij, një grupim politik do të këmbëngulte se në vend nuk mund të funksionojë sundimi i ligjit dhe respektimi i rregullave kushtetuese.

Gjini, duke folur për zhvillimet aktuale politike, tha se shqetësuese është mundësia që pushteti të abuzojë me kompetencat dhe të mos respektojë rregullat e përcaktuara.

Ai shtoi se një shtet normal zhvillohet duke respektuar rregullat që i ka përcaktuar vetë.

“Çdo shtet normal në botë është zhvillu duke i respektu rregullat që i ka ba vetë”, deklaroi Gjini./Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.