Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ramadani i reagon Deharit: Çka po paralajmëron, duhet të përgjigjesh në prokurori

Gazeta10
15 August 2026 - 17:12

Deputeti i Aleancës, Burim Ramadani, ka reaguar pas një postimi të kryesuesit të seancës konstituive të Kuvendit, Avni Dehari, i cili ka thënë se ajo që ndodhi para tri ditëve në Kuvendin e Kosovës është pikërisht ajo për të cilën ka “paralajmëruar”.

Ramadani, në reagimin e tij, ka shtruar pyetjen se ‘’për çfarë skenari po paralajmëron’’ Dehari, dhe se, këto lloj formulimesh të VV’së, ‘’janë paralajmërime ogurzeza’’.

Postimi:

Për çfarë skenari po paralajmëron Avni Dehari?

Formulimet e tilla të VV-së janë paralajmërime ogurzeza për diçka që veç ata e dinë.

Pse?

Pse po bllokojnë dhe paralajmërojnë konflikte fizike?

Secili mund të kemi mendime pse po e bëjnë, por Avni Dehari DUHET të përgjigjet në prokurori për këtë deklaratë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.