Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Përplasi për vdekje 7-vjeçarin, Apeli e liron nga qelia Petri Bozon

Gazeta10
15 August 2026 - 19:31

Gjykata e Apelit ka ndryshuar masën e sigurimit ndaj producentit Petri Bozo, duke zëvendësuar “arrestin në burg” me “arrest në shtëpi” dhe duke urdhëruar lirimin e tij nga paraburgimi.

Bozo kishte kërkuar zëvendësim mase, por pasi Gjykata e Elbasanit e kishte rrëzuar duke lënë në fuqi masën “arrest në burg”, ai bëri ankim në Apel. Këtë të shtunë, kjo gjykatë vendosi ta lirojë Bozon nga qelia, shkruan A2 CNN.

Bozo qëndronte në paraburgim prej 25 majit, kur u arrestua pas një aksidenti tragjik, ku përplasi për vdekje me makinë një të mitur. Ngjarja ndodhi në aksin nacional “Elbasan–Librazhd” në fshatin Mengël, ku automjeti i drejtuar nga regjisori Petri Bozo përplasi për vdekje të miturin 7-vjeçar përballë shkollës 9-vjeçare “Sulejman Rranci”.

Asokohe pas ngjarjes, në gjyq regjisori Petri Bozo deklaroi se nuk ka qenë duke udhëtuar me shpejtësi të lartë. Megjithatë, grupi hetimor doli në përfundimin se mjeti ka qenë në lëvizje tej normave të lejuara për zonën ku ndodhi aksidenti.

Në momentin e aksidentit, 7-vjeçari ndodhej pranë rrugës së bashku me nënën e tij, pasi kishin shoqëruar motrën në shkollë. Vetë 7-vjeçari i ndiqte mësimet në turnin e pasdites në të njëjtën shkollë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.