
Fluksi i automjeteve në pikat e kalimit kufitar të Kosovës ka shënuar rritje gjatë mbrëmjes së sotme, me pritje deri në 60 minuta në disa pika.
Sipas të dhënave të përditësuara në orën 19:26, pritjet më të gjata janë regjistruar te Dheu i Bardhë, ku për hyrje në Kosovë qytetarët po presin rreth 40 minuta, ndërsa për dalje pritjet arrijnë në 60 minuta.
Në këtë pikë kufitare janë krijuar edhe kolona prej rreth 200 metrash në hyrje dhe 250 metrash në dalje.
Fluks ka edhe në Han të Elezit, ku pritjet për dalje arrijnë në rreth 20 minuta dhe kolona në këtë drejtim është rreth 150 metra.
Në Muçibabë, pritjet janë rreth 20 minuta në hyrje dhe 30 minuta në dalje, me kolona prej 100 metrash në hyrje dhe 130 metrash në dalje.
Ndërkohë, në Jarinje pritjet janë 5–10 minuta në hyrje dhe rreth 20 minuta në dalje, ndërsa në Merdarë pritjet në të dy drejtimet janë 10–15 minuta.
Në pikat e tjera kufitare, situata paraqitet më e qetë, me pritje kryesisht nga 1 deri në 10 minuta.
Sa u përket kamionëve, pritjet në të gjitha pikat kufitare janë 3–5 minuta dhe nuk raportohen kolona.