
Deputeti i PDK-së, Arian Tahir ka kritikuar sot kryetarin e LVV-së Albin Kurti duke thënë se ai po e ushtron detyrën e kryeministrit jashtëligjshëm dhe po mban peng Qeverinë me mnistrat e tij.
Tahiri tha po ashtu se Albin Kurti duhet të kuptojë se nuk mund të krijojë një Republikë të re. Sipas tij, Kurti duhet të pajtohet se shteti i shpallur më 17 shkurt 2008 nga Hashim Thaci është pjesa më e lavdishme e historisë sonë të re kombëtare.
“Qeveritë vijnë dhe shkojnë, kryeministrat vijnë dhe shkojnë, deputetët vjnë dhe shkojnë, Kuvendi, Qeveria, institucionet do të jenë të përjetshme. Realiteti i vitit 2008, përkatësisht të datës 17, i shpallur shtet shtet i pavarur dhe sovran, në këtë sallë nga Hashim Thaci nuk mund të rikrijohet, rishkruhet dhe nuk mund të zhbëhet. Albin Kurti duhet të kuptojë se nuk mund të krijojë një Republikë të re, ai duhet të pajtohet se shteti i shpallur më 17 shkurt 2008 nga Hashim Thaci është pjesa më e lavdishme e historisë sonë të re kkombëtare”, tha Tahiri.
Deputeti Tahiri tha po ashtu se Kurti po ushtron detyrën e kryeministrit jashtëligjshëm.
“Kuvendi nuk është pronë e tij, qeveria nuk është pronë e tij, institucionet nuk janë pronë e tij, Republika nuk është pronë e tij. Albin Kurti sot ka mandat deputeti, duke qenë deputet vazhdon të ushtrojë detyrën e kryeministrit jashtëligjshëm dhe ta mban peng Qeverinë me ministrat e tij, në anën tjetër ta bëj jo funksional Kuvendin duke cënuar rendin kushtetues”, tha Tahiri.
Sot, deputetët e PDK-së dhe Aleancës kanë tentuar sërish të futen në sallën e kuvendit, por ajo ishte e mbyllur për ta.