
Tre persona janë arrestuar sot në Gjakovë, pasi ishin kapur duke luajtur bixhoz në një lokal në rrugën “Nëna Tereza”.
Në njoftimin nga policia, thuhet se të dyshuarit akuzohen për veprat penale organizim me skema piramidale dhe bixhoz i kundërligjshëm, transmeton Gazeta10.
Më tej, është bërë e ditur se të arrestuarit janë pronari i lokalit, F.M, dhe dy të tjerë M.Gj e F.F./Gazeta10