Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Nesër dhe të premten deri në 34 gradë, ky është moti që na pret javën e ardhshme

Gazeta10
16 August 2026 - 19:16

Kosova gjatë ditëve të ardhshme do të karakterizohet kryesisht nga mot me diell dhe vranësira të pjesshme.

Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, të hënën temperaturat do të lëvizin nga 10 deri në 14 gradë Celsius në mëngjes, ndërsa maksimalet do të arrijnë 28–34 gradë.

Të martën priten temperatura më të ulëta, 24–28 gradë, ndërsa në zona të caktuara mund të ketë reshje shiu, shkarkime rrufesh dhe rritje të përkohshme të erës.

Të mërkurën moti do të jetë me diell dhe pjesërisht i vranët, me temperatura maksimale deri në 30 gradë.

Të enjten dhe të premten temperaturat do të rriten sërish, duke arritur deri në 33, përkatësisht 34 gradë Celsius.

Moti pritet të jetë kryesisht me diell, ndërsa vranësira të pakta mund të paraqiten rreth zonave malore të enjten.

IHMK-ja paralajmëron se indeksi UV do të jetë i lartë deri shumë i lartë, veçanërisht nga ora 10:00 deri në 16:00, ndaj rekomandohet shmangia e ekspozimit të zgjatur në diell, përdorimi i kapelave, syzeve dhe kremit mbrojtës, si dhe konsumimi i mjaftueshëm i lëngjeve.

Kushtet agrometeorologjike do të jenë përgjithësisht të favorshme për kulturat bujqësore, por fermerët këshillohen për kujdes të shtuar të martën, për shkak të mundësisë për stuhi, erëra të forta dhe breshër.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.