Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

U fsheh për më shumë se 14 orë në dollapin e konviktit, arrestohet i dyshuari për të shtënat në Universitetin e Virxhinias

Gazeta10
16 August 2026 - 19:25

Pas më shumë se 14 orësh në arrati, policia ka arrestuar 19-vjeçarin e dyshuar për të shtënat në Universitetin Shtetëror të Virxhinias, ku u plagosën pesë persona. Camron Harris u gjet i fshehur në një dollap në një prej konvikteve të kampusit.

Sipas The Guardian, Harris u gjet rreth orës 16:00 të së shtunës në Seward Hall, në kampusin e universitetit.

Sipas autoriteteve, të shtënat kishin ndodhur rreth orës 01:30, pranë konvikteve të universitetit.

19-vjeçari, banues në Henrico të Virxhinias, nuk është student i universitetit.

Pas arrestimit, ai u dërgua në burgun e qarkut Chesterfield, ku po mbahet pa mundësi lirimi me kusht.

Ndaj Harris janë lëshuar tetë urdhër-arreste penale: katër për plagosje të qëllimshme dhe katër për përdorim të armës së zjarrit gjatë kryerjes së një krimi.

Policia ka bërë të ditur se ndaj tij mund të ngrihen edhe akuza të tjera.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.