
Një pasagjer 85-vjeçar, shtetas shqiptar ka vdekur mbrëmjen e kaluar si pasojë e një gjendjeje të rënduar shëndetësore, teksa aeroplani me të cilin udhëtonte po kryente fazat e uljes në aeroportin “Marconi” të Bolonjës.
Aeroplani që shkonte nga Tirana, ateroi në aeroport pak pas mesnatës, teksa sipas të dhënave paraprake, i moshuari udhëtonte së bashku me disa familjarë dhe kishte probleme të rënda shëndetësore, ndaj kishte kërkuar paraprakisht asistencë mjekësore në momentin e zbritjes nga aeroplani, raporton abcnews, transmeton albinfo.ch.
Pikërisht gjatë uljes, 85-vjeçari dyshohet se pësoi arrest kardiocirkulator, i cili i mori jetën. Menjëherë ndërhynë ekipet e urgjencës 118, të cilat ishin njoftuar paraprakisht, por për të moshuarin nuk kishte më asgjë për të bërë.