Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kërkohet paraburgim për Igor Markoviqin, Prokuroria tregon pamjet kur nxirret nga shtëpia

Gazeta10
17 August 2026 - 16:13

Prokuroria Speciale ka kërkuar caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit të dyshuar me inicialet I.M., i cili u arrestua të dielën gjatë një operacioni policor në Zveçan.

Sipas njoftimit, arrestimi është realizuar nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda.

“Ndaj të arrestuarit në Zveçan, kërkohet t’i caktohet masa e paraburgimit. Pas operacionit policor të realizuar të dielen në Zveçan, ku u arrestua i dyshuari (I.M.), nga hetuesit e Drejtorisë për Hetimin e Krimit të Organizuar dhe Krimeve të Rënda, Prokuroria Speciale ka paraqitur kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit në Gjykatën Themelore në Prishtinë. Në vijim keni pamje zyrtare gjatë operacionit dhe arrestimit të personit të dyshuar”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.