Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Serwer për krizën politike: Zgjedhjet e reja do të ishin humbje kohe dhe Kosova po humb terren ndërkombëtar

Gazeta10
17 August 2026 - 18:20

Profesori amerikan Daniel Serwer ka vlerësuar se Kosova ndodhet në një ngërç politik, për shkak të pamundësisë për të siguruar votat e nevojshme për zgjedhjen e presidentit dhe formimin e qeverisë.

Serwer ka thënë se do të ishte më e dobishme që presidenti të zgjidhej në Kuvend dhe të formohej një qeveri me mandat të plotë, duke shmangur një palë të katërt zgjedhjesh brenda një periudhe më pak se dyvjeçare.

“Kosova ndodhet në një ngërç politik, situatë kjo që haset edhe në disa sisteme parlamentare, ku mungesa e votave të mjaftueshme në Kuvend pamundëson zgjedhjen e presidentit dhe formimin e një qeverie të re. Megjithatë, vendi ka një qeveri në detyrë, e cila vazhdon të ushtrojë përgjegjësitë institucionale. Megjithatë, do të ishte shumë më e preferueshme që presidenti të zgjidhej në Kuvend dhe të formohej një qeveri me kompetenca të plota, pa u përballur me zgjedhjet e katërta brenda më pak se dy vitesh”, thotë Serwer për GazetaBlic.

Sipas tij, zgjedhjet e reja do të përbënin humbje kohe, veçanërisht në një periudhë kur Kosova po humb terren në arenën ndërkombëtare.

“Një skenar i tillë do të përbënte, sipas meje, një humbje të konsiderueshme të kohës dhe burimeve, veçanërisht në një periudhë kur Kosova duket se po humb terren në planin ndërkombëtar. Kjo nuk është diçka fatale, por padyshim është një zhvillim i padëshirueshëm”, tha Serwer.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.