Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Moment i pazakontë – Trump i bërtet gazetares së CNN: Hesht! Hesht! Hesht!

Gazeta10
18 August 2026 - 14:23

Presidenti amerikan Donald Trump u përplas ashpër të hënën me gazetaren e CNN, Kristen Holmes, gjatë një prononcimi në Shtëpinë e Bardhë, pasi ajo e pyeti nëse kishte komunikuar me liderin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un.

Holmes e pyeti Trump nëse Kim i kishte kërkuar të kufizonte stërvitjet e përbashkëta ushtarake të SHBA-së me Korenë e Jugut. Presidenti e ndërpreu gazetaren dhe i tha: “Hesht!”, duke e akuzuar më pas se ishte “reportere e rreme” dhe se raportonte “lajme të rreme”.

Gazetarja tentoi të rikthehej te pyetja, duke sqaruar se donte të dinte nëse kishte folur me Kim Jong-un dhe nëse lideri koreano-verior i kishte kërkuar reduktimin e stërvitjeve ushtarake.

Trump vazhdoi ta ndërpresë dhe i tha disa herë: “Hesht! Hesht! Hesht!”.

Përplasja erdhi një ditë pasi Trump kishte deklaruar në rrjetet sociale se, bazuar në marrëdhënien e tij “shumë të mirë” me Kim Jong-un, nuk ishte i kënaqur me stërvitjet e përbashkëta ushtarake SHBA-Kore e Jugut. Ai tha se do t’i kërkonte sekretarit të Mbrojtjes, Pete Hegseth, t’i reduktonte ndjeshëm ato.

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.