
Deputetja e PDK-së, Blerta Deliu, e ftuar në emisionin “Gazeta” në Kanal10, ka deklaruar se Kosova tashmë prej një kohe të gjatë ndodhet në krizë kushtetuese.
Deliu tha se PDK-ja ka dërguar kërkesën e pestë me radhë drejt kryesuesit të seancës, Avni Dehari, për thirrjen e seancës, ndërsa shprehu pritjen që ajo të ftohet.
“Kosova është në krizë kushtetuese tash e sa kohë”, deklaroi Deliu.
Ajo theksoi se qëndrimi i PDK-së është i qartë sa i përket rolit të saj politik.
“PDK e ka mendimin e qartë: do të jemi në opozitë. U mbetet të tjerëve”, tha Deliu.