
Po bëhen dy vjet nga arrestimi i Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit e Rexhep Selimit nga Gjykata Speciale.
E dikush, është përkujdesur me një letër emocionale ta rikthej në vëmendje këtë ngjarje. Gresa, është vajza e Jakup Krasniqit që i ka shkruar një letër emocionale, raporton Gazeta10.
Letra e plotë
2 vite heqje lirie pa të drejt për njeriun më të drejt që kam njohur në jetën time- Babin tim!
“Kujt ja patëm borxh këtë Sevdije?!”
I kujtoj e rikujtoj këto fjalë që vin si jehonë e dhëmbin njësoj si herën e parë që i degjova!
Kujt do ti kishe borxh ti, që i dhurove Kosovës vitet e njëzeta në ilegalitet, vitet e tridhjeta në burgjet jugosllave dhe të dyzetat në luftë kundër okupatorit Serb?
Kujt do ti kishe borxh ti, që i dhe Kosovës forcë atëherë kur ish dorëzuar? Ti që i dhurove fytyrë e zë UÇK-së, atëherë kur shumëkush ndihej i frikesuar?
Kujt do ti kishe borxh ti, që gjithë këto vite dhurove, dhurove, dhurove pa mbarim e pa kushte?
Edhe në të shtatëdhjetat po i dhuron Kosovës gjithçka nga vetja!
Prandaj babi, në borxh hyre që diten kur linde, se linde për gjëra të mëdha! Linde për tu bërë kurban i lirisë që sot gëzojmë dhe urë për të ecur mbi ujrat e trazuara.
Borxh sja kishe askujt veç tokës Dardane!
Borxhlia është i keq, na thoje gjithnjë, e di që kurrë në borxh nuk hyre!
