
Aleanca ka kërkuar nga Prokuroria e Shtetit që të nisë hetim lidhur me pagesat për të emëruarit politikë në institucionet qeveritare gjatë periudhës së krizës institucionale.
Derisa deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, ka thënë se hedhja e vezëve ndaj kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, ishte një aksion spontan dhe jo pjesë e ndonjë skenari të organizuar.
Kadrijaj në një konferencë për media të mërkurën, tha se veprimi i saj ishte bërë në shenjë proteste ndaj, siç u shpreh, mosrespektimit të Kushtetutës së Republikës së Kosovës nga Kurti.
“Aksioni im ka qenë krejt spontan. Nëse atë ditë do të kishte ndodhur konstituimi i Kuvendit, nuk ka pasur gjuajtje me vezë, s’ka pasur skenar tjetër, s’ka pasur organizim tjetër. Kjo është një manipulim i radhës i Lëvizjes Vetëvendosje”, tha Kadrijaj.