
Rrënimi i vilave ilegale në Radoniq të Gjakovës ka filluar pasi ato janë ndërtuar në pronë publike, sikur është “KRU Radoniqi”.
E lidhur me rrënimin e tyre nga atje ka folur, ministrja Fitore Pacolli, e cila ka treguar se nga Liqeni i Radoniqit furnizohet me ujë të pijes, Gjakova, Rahoveci dhe 20 fshatra të Prizrenit.
Ajo ka deklaruar se arsyeja e aktivitetit, është se po largojnë ndertimet ilegale të cilat janë ndërtuar në pronë publike të ‘KRU Radoniqit”, duke shtuar se Qeveria do të mbrojë nga këto ndertime ilegale vendet e tilla sikur janë Liqeni i Radoniqit.
“Ne kemi filluar nga Ujmani, po vazhdojmë me Radoniqin dhe do të vazhdojmë edhe në vendet e tjera”, tha ministrja. /GAZET10
Për më shumë video e plotë. /GAZETA10