
Komandanti i misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, gjeneralmajor Özkan Ulutaş, ka pritur në selinë e KFOR-it, në Kampin “Film City” në Prishtinë, ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Jonathan Hargreaves.
Gjatë takimit është diskutuar për situatën e sigurisë në rajon, ndërsa Ulutaş ka theksuar përkushtimin e KFOR-it për të garantuar një mjedis të sigurt dhe të qetë për të gjithë qytetarët në Kosovë.
Komandanti i KFOR-it ka shprehur gjithashtu mirënjohje për kontributin e vazhdueshëm dhe të rëndësishëm të Mbretërisë së Bashkuar në misionin e KFOR-it të udhëhequr nga NATO.
KFOR-i ka rikujtuar se vazhdon të zbatojë mandatin e tij në bazë të Rezolutës 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke kontribuar në sigurinë dhe lirinë e lëvizjes për të gjithë qytetarët, në mënyrë të paanshme.