
Deputetët e PDK-së kanë vazhduar edhe të enjten, për të gjashtën ditë radhazi, aksionin para Qeverisë së Kosovës, duke bllokuar hyrjen në shenjë proteste ndaj mosvazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit.
Aksionit iu bashkuan edhe deputetë të Aleancës, si dhe drejtues e asamblistë të PDK-së nga Vushtrria.
Asamblistja e PDK-së, Vlera Tahiri, tha se Vushtrria ka nevojë për investime dhe projekte zhvillimore, ndërsa për këtë, sipas saj, nevojiten institucione funksionale.
Ndërkaq, deputetja Ganimete Musliu tha se aksionet do të vazhdojnë deri në “kthimin e kushtetutshmërisë, ligjshmërisë dhe legjitimitetit të shtetit”.
Edhe deputetja e Aleancës, Time Kadrijaj, kërkoi respektimin e Kushtetutës dhe vendimit të Gjykatës Kushtetuese, duke paralajmëruar protesta edhe më masive nëse situata vazhdon.