Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

QKUK: 320 raste emergjente në 24 orë, 20 persona të lënduar në aksidente trafiku

Gazeta10
20 August 2026 - 11:17

Përgjatë 24 orëve të fundit, ekipet e Qendrës Emergjente të QKUK-së kanë ofruar gjithsej 320 shërbime emergjente për qytetarët.

Sipas QKUK-së, pacientëve u është ofruar kujdesi i nevojshëm emergjent, ndërsa rastet janë trajtuar në njësitë përkatëse.

Nga numri i përgjithshëm i pacientëve të trajtuar, 74 janë pranuar në Reanimim, 102 në Emergjencën Internistike, 52 në Emergjencën Kirurgjike dhe 56 në Emergjencën Ortopedike.

Ndërkaq, në Sallën e Vogël janë trajtuar 16 pacientë, të cilëve u janë ofruar shërbime për qepje, përpunim dhe pastrim të plagëve.

Në mesin e rasteve të trajtuara janë evidentuar edhe 20 persona të lënduar si pasojë e aksidenteve në trafik.

Gjatë kësaj periudhe janë realizuar gjithashtu 38 pranime për trajtim në klinika të ndryshme të QKUK -së, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.