Kontaktoni

info@gazeta10.com

Sport

Juventusi e nis me fitore, Zhegrova paraqitet në pjesën e dytë

Gazeta10
23 August 2026 - 21:06

Juventusi e ka nisur me fitore sezonin e ri në Serie A, duke mposhtur Frosinonen me rezultat 1-0 në transfertë.

Zonja e Vjetër e nisi vrullshëm takimin, duke radhitur rastet para portës së skuadrës vendëse.

Goli i vetëm i ndeshjes u shënua në minutën e 22-të. Francisco Conceicao harkoi bukur në zonë, ndërsa Bremer u tregua i saktë me kokë për t’i dhënë epërsinë “Zonjës së Vjetër”.

Juventusi pati edhe disa mundësi për ta dyfishuar epërsinë, por portieri i Frosinones, Lorenzo Palmisani, bëri disa pritje të rëndësishme, ndërsa Pierre Kalulu goditi shtyllën.

Në pjesën e dytë, trajneri i Juventusit, Luciano Spalletti vendosi t’i japë minuta edhe Edon Zhegrovës, i cili u inkuadrua në minutën e 69-të në vend të Conceicaos.

Reprezentuesi i Kosovës pati një paraqitje pozitive në minutat që luajti, duke sjellë më shumë kreativitet dhe shpejtësi në fazën ofensive të Juventusit.

Në fund, goli i Bremerit rezultoi vendimtar dhe Juventusi e nis kampionatin me tri pikë të plota.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.