Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Punëtorët teknikë të shkollave fillore e të mesme në Prishtinë, paralajmërojnë grevë nga 1 shtatori

Gazeta10
24 August 2026 - 14:19

Punëtorët teknikë të shkollave fillore dhe të mesme në Prishtinë kanë paralajmëruar grevë nga data 1 shtator për shkak të mos ekzekutimit të pagesave për muajin korrik.

Lajmin e ka njoftuar, kryetari i Federatës Sindikale të Punëtorëve Teknikë të Sektorit Privat në Kosovë, Jusuf Azemi.

Në njoftim thuhet se me diskutimin e të gjithë kryetarëve të shoqatave u dakordua që nëse pagesat e punëtorëve nuk janë në llogaritë e tyre bankare deri më 31 gusht 2026, nga 1 shtatori do të fillohet me grevë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.