Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sot varroset 25-vjeçarja që u vra në Malishevë

Gazeta10
24 August 2026 - 14:15

Sot do t’i jepet lamtumira e fundit 25-vjeçares Jetlira Foniqi, e cila humbi jetën në mënyrë tragjike pas plagosjes me armë zjarri në Malishevë.

Ceremonia mortore do të mbahet të hënën, më 24 gusht, në varrezat e Lagjes Foniqi, me fillim nga ora 18:00. Njoftimi për varrimin është bërë nga familjarët e të ndjerës.

Jetlira Foniqi ishte në javën e 34-të të shtatzënisë. Sipas Policisë së Kosovës, ajo dhe bashkëshorti i saj, 26-vjeçari Egzon Bytyqi, u gjetën të plagosur në dhomën e gjumit në shtëpinë e tyre në Malishevë.

25-vjeçarja nuk arriti t’u mbijetojë plagëve të marra nga arma e zjarrit, ndërsa bashkëshorti i saj po trajtohet në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës dhe, sipas raportimeve të fundit, gjendja e tij shëndetësore është e rëndë.

Prokuroria e trajton bashkëshortin e saj si të dyshuar për vrasjen, ndërsa rrethanat dhe motivi i ngjarjes janë duke u hetuar nga organet kompetente.

Familjarë, të afërm dhe qytetarë pritet të mblidhen sot për t’i dhënë lamtumirën e fundit 25-vjeçares./Gazeta10

 

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.