Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Ganimete Musliu me kritika ndaj LVV-së: Marrja, hajnia e keqpërdorimi nuk mbulohen me tepih

Gazeta10
24 August 2026 - 12:15

Deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ka kritikuar qeverisjen aktuale duke e akuzuar për keqpërdorime dhe menaxhim të dobët të institucioneve të vendit.

Përmes një reagimi, Musliu ka përmendur disa çështje për të cilat ka hedhur akuza ndaj qeverisjes, duke përfshirë rezervat e grurit dhe librat shkollorë.

Ajo ka kritikuar edhe vendimin për “kursime” sa i përket tepihëve në sallën e Kuvendit të Kosovës.

“Kanë vjedhur edhe në rezervat e grurit, kanë bërë keqpërdorime edhe me librat e fëmijëve të Kosovës, e tash po bëjnë ‘kursime’ te tepihat e sallës së Kuvendit?! Krejt shtetin e keni kthyer në improvizim e tash po mundoheni ta mbuloni marren me copa tepihu”, ka shkruar Musliu.

Tutje, deputetja e PDK-së ka thënë se kjo, sipas saj, paraqet mënyrën se si po qeveriset dhe menaxhohet vendi.

“Gubana, kjo është fytyra e qeverisjes dhe menaxhimit tuaj me institucionet e vendit. Marrja, hajnia e keqpërdorimi nuk mbulohen me tepih”, ka shkruar ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.