
Kosova të hënën ka shënuar Ditën e Pavarësisë së Ukrainës, pavarësisht se Kievi ende nuk e njeh pavarësinë e Republikës së Kosovës.
Ukraina, e cila prej më shumë se katër vitesh po përballet me luftën pas agresionit rus, ka ruajtur qëndrimin e saj për mosnjohjen e Kosovës. Madje, presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy e rikonfirmoi këtë qëndrim gjatë vizitës së tij në Serbi në fillim të këtij muaji.
Megjithatë, Kosova ka qenë një nga mbështetëset e Ukrainës që nga fillimi i agresionit rus, duke dënuar pushtimin dhe duke ofruar mbështetje humanitare e forma të tjera ndihme për Ukrainën.