Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjendet e pajetë e moshuara në plazhin e Durrësit

Gazeta10
24 August 2026 - 14:05

Një grua rreth 78-vjeçare është gjetur pa shenja jete mëngjesin e sotëm në plazhin e Durrësit.

Deri më tani nuk dihet identiteti i të moshuarës dhe shkaku i vdekjes. Pritet që policia të dalë në vijim me një njoftim për ngjarjen për të mësuar më shumë nëse bëhet fjalë për një banore të zonës apo pushuese, shkruan vizionplus.tv.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje, ndërsa trupi i gruas në moshë të thyer është dërguar në spitalin rajonal, ku dhe do t’i nënshtrohet ekspertizës mjekoligjore, që pritet të përcaktojë shkakun e vdekjes.

Paraprakisht dyshohet për një vdekje natyrale, por sipas burimeve nga policia e Durrësit është ende herët për të dalë në konkluzione përfundimtare, para kryerjes së ekspertizës mjekoligjore.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.