Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Seanca në speciale, Kehoe ankohet për dokumentet që po nxjerren nga Prokuroria

Gazeta10
04 November 2022 - 15:39

Avokati i Hashim Thaçit, Gregory Kehoe, është ankuar lidhur me nxjerrjen e materialeve nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, raporton Gazeta10.

Kehoe ka thënë se po është e vështirë mbajtja e evidencës lidhur me qarkullimin e materialeve që po nxjerren nga Prokuroria.

“Të njejtat parashtrime do t’i merrni edhe nga ekipet tjera mbojtëse se ne e kemi të vështirë që të mbajmë evidencë në lidhje me atë se çfarë po marrim dhe çfarë po mungon nga dokumentet që po nxjerren nga Prokuroria”, ka thënë ai.

Më tej ai ka thënë se ky është një problem që po përsëritet dhe që po diskutohet vazhdimisht.

“Edhe njëherë po them se ky është një problem që po ripërsëritet dhe që po e diskutojmë vazhdimisht” ka thënë ai më tej.

Seanca mbi ecurinë e çështjes ka filluar në orën 2:15.

Në këtë seancë pritet të diskutohet për nxjerrjen e provave, përkthimet, hetimet e mbrojtjes, hapat e mëtutjeshëm dhe çështjet e tjera.

Kujtojmë se Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi gjenden në paraburgim në Hagë dhe mbi ta rëndon akuza për krime lufte. / Gazeta10

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.