
Një shqiptar është arrestuar të hënën në Prishtinë, nën dyshimin se në gjendje të dehur ka sulmuar fizikisht dy policë brenda stacionit policor.
Sipas policisë, zyrtarët policorë kanë pësuar lëndime, ndërkohë janë dëmtuar edhe disa dollapë.
Zyrtarët e lënduar dhe i dyshuari kanë pranuar tretman mjekësor, ndërkohë me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa intervistimi i tij do bëhet pas këndelljes nga dehja.