
Ka ndërruar jetë, Eqrem Kryeziu, ish-profesor universitar dhe politikan i njohur.
Ai ishte pjesë e Lidhjes Demokratike të Kosovës. Po ashtu ishte edhe kryetar i Prizrenit.
Kryeziu nuk ishte vetëm figurë politike. Ai zhvilloi një karrierë të gjatë në arsim dhe akademi.
Ishte profesor i letërsisë shqipe në Universitetin e Prishtinës, ku kishte doktoruar në shkenca filologjike në vitin 2007.
Vdekja e tij është konfirmuar nga familjarët.