Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Tragjedia në Malishevë – QKUK jep detaje për gjendjen e 26-vjeçarit që dyshohet se vrau gruan e tij

Gazeta10
25 August 2026 - 12:12

Një ngjarje e rëndë ka tronditur të dielën mbrëma fshatin Kërvasari të Malishevës, ku një 25-vjeçare shtatzënë ka humbur jetën, ndërsa i plagosur ka mbetur bashkëshorti i saj i cili dyshohet për vrasjen.

Lidhur me gjendjen shëndetësore të këtij të fundit, ka dhënë detaje, zëdhënësja për komunikim në QKUK, Mirlinda Qyqalla.

”’Lidhur me rastin e raportuar më datë 24 gusht 2026 në Qendrën Emergjente të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ju njoftojmë se gjendja shëndetësore e pacientit, 26-vjeçar, vazhdon të jetë e njëjtë.

Pacienti është duke marrë trajtim mjekësor dhe vazhdon të jetë nën përkujdesjen e stafit shëndetësor në Qendrën Emergjente të QKUK-së’’, ka thënë ajo.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.