Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Gjenerali italian do ta pasojë Ulutasin në krye të KFOR-it, detyrën e merr në vjeshtë

Gazeta10
25 August 2026 - 12:18

Komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutas, ka pritur sot në Prishtinë, Gjeneralin italian Roberto Vergori, i cili do ta pasojë Ulutasin në pozitën e Komandantit të KFOR-it.

Ky takim është organizuar në kuadër të një programi për trajnimin e udhëheqësve kryesorë. Në këtë program ka marrë pjesë edhe gjenerali turk Onur Cakici, i cili do të jetë zëvëndëskomandant i ardhshëm i KFOR-it.

Vergori do ta marrë deytrën gjatë vjeshtës.

“Ky program synon të njohë udhëheqjen e ardhshme me stafin e KFOR-it dhe procedurat operative. Është hartuar për të siguruar vazhdimësinë e udhëheqjes, për të ruajtur gatishmërinë e lartë operative dhe për të nxitur një kuptim të përbashkët të misionit në të gjitha nivelet.Trajnimi i Udhëheqësve Kryesorë shënon zyrtarisht fillimin e procesit të Dorëzimit/Marrjes së Përgjegjësisë midis udhëheqjes aktuale dhe asaj të ardhshme.Do të përfundojë me një ceremoni që shënon Transferimin e Autoritetit, këtë vjeshtë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.