Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Krim brenda familjes në Greqi: Shqiptari vret gruan me thikë para syve të fëmijëve

Gazeta10
26 August 2026 - 14:52

Një rasti i rëndë është raportuar brenda familjes në Rodhopi, Greqi, ku protagonistë janë shtetas shqiptarë.

Sipas Top Channel, një 44-vjeçare është vrarë me thikë nga bashkëshorti i saj 58-vjeçar pas një sherri banal.

Çdo gjë nisi pasi çifti për të disatën herë debatonte në prani të tre fëmijëve të tyre, dy të mitur 16 vjeçare dhe një i rritur. Në rrethana që ende nuk dihen qartë, autori goditi me thikë bashkëshorten duke e lënë të vdekur në vend. Sipas raportimeve, 58-vjeçari menjëherë pasi pa se gruaja ishte e vdekur, tentoi të pinte naftë për të vrarë veten.

Autori u dërgua në spital ku po kurohet jashtë rrezikut për jetën ndërsa trupi i viktimës në morgun e spitalit.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.