Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti falënderon edhe në maqedonisht në Bllacë, thotë se koalicioni i partive shqiptare po bën punë të mira e të mbara

Gazeta10
26 August 2026 - 13:48

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka marrë pjesë sot në përurimin e fillimit të punimeve të autostradës Shkup-Bllacë. Kurti i shoqëruar nga ministri Dimal Basha është pritur në Maqedoninë e Veriut nga kryeministri maqedonas, Hristjan Mickoski.

Kurti ka lavdëruar projektin e shtetit maqedonas, ndërkohë ka përgëzuar edhe partitë shqiptare që ndodhen në koalicionin qeverisës.

“Me këtë rast, shfrytëzoj rastin ta falënderoj Qeverinë e Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe të gjithë kontribuesit që ky projekt të nisë së zbatuari. Një falënderim i veçantë shkon edhe për koalicionin e partive shqiptare, për kontributin e tyre në punë të mira e të mbara në shërbim të qytetarëve dhe të bashkëpunimit mes dy vendeve tona.Urime fillimi i punimeve të autostradës së Republikës së Maqedonisë së Veriut, Republikës së Kosovës dhe të gjithë qytetarëve që do ta shfrytëzojnë këtë rrugë”, ka shkruar Kurti.

Kreu i LVV’së në fund të fjalimit, ka falendëruar edhe në gjuhën maqedonase.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.