
Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka marrë pjesë në forumin e Ministrave të Brendshëm të Ballkanit Perëndimor, i cili u mbajtë në Tiranë.
Temë e këtij forumi, ishite ndikimi në siguri i invazionit të Rusisë mbi Ukrainën, si dhe për migrimin dhe menaxhimin kufitar, me ç’rast Sveçla ka theksuar se invazioni i Rusisë ndaj Ukrainës ka ngritur nevojën për bashkëpunim edhe më të ngushtë shteteve të Ballkanit Perëndimor.
“Lidhja e afërt e Serbisë me Rusinë cenon stabilitetin e shteteve të Ballkanit Perëndimor, saktësisht sigurinë tonë, duke pasur parasysh që Serbia, në bashkëpunim me Rusinë, po intensifikon sulmet dhe dezinformatat me qëllim të destabilizimit të vendit tonë”, ka thënë më tej ministri.
Ai gjithashtu ka thënë se me ristrukturimin e Qeverisë së Serbisë ka ndodhur vetëm ndryshim emrash, duke sjellë në funksione njerëz të periudhës së Millosheviqit dhe assesi ndryshim i bindjeve në raport me Republikën e Kosovës, por edhe vendeve tjera të rajonit./Gazeta10