
Ivica Daçiq – Ministër i Punëve të Jashtme të Serbisë, ka thënë se plani franko-gjerman në dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, është i papranueshëm për Serbinë.
Sipas tij, ai parasheh njohjen e Kosovës, shkruan Euro News Serbia.
“Qëndrimi i Serbisë është i qartë, ai plan nis nga baza e papranueshme, nga fakti që çështja e zgjidhjes politike konsiderohet e përfunduar dhe se ne vetëm duhet ta pranojmë, me dëshirë apo pa, me zë a heshtur, pavarësinë e Kosovës”, citohet të ketë thënë Daçiq.
Teksa ka treguar se për këtë temë do të diskutojnë presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe Emisari i BE-së për dialogun, Miroslav Lajçak./Gazeta10