Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Dy të vdekur pas sulmit në një shkollë në Gjermani, 19-vjeçari dyshohet se vrau ish-të dashurën

Gazeta10
27 August 2026 - 17:05

Një ngjarje e rëndë ka tronditur një shkollë private në Gosen-Neu Zittau, në Brandenburg të Gjermanisë, ku dy persona kanë humbur jetën pas një sulmi të dhunshëm.

Sipas raportimeve të mediave gjermane dhe agjencisë dpa, viktimat janë një nxënës 18-vjeçar dhe një burrë 30-vjeçar. Ky i fundit dyshohet se ka humbur jetën teksa po përpiqej të ndalonte autorin, raporton Bild,.

Policia ka arrestuar një 19-vjeçar, i cili dyshohet se ishte ish-partneri i viktimës 18-vjeçare. Mediat lokale raportojnë se sulmi mund të ketë ndodhur me thikë, por autoritetet ende nuk kanë dhënë detaje të plota mbi dinamikën dhe motivin e ngjarjes.

Kampusi i shkollës është rrethuar nga forca të shumta policore, ndërsa në vendngjarje kanë mbërritur ekipe të emergjencës dhe ekspertë të mjekësisë ligjore.

Autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat e plota të sulmit dhe për të përcaktuar nëse ka persona të tjerë të plagosur.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.