Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Kurti: Në IML po vazhdon procesi i identifikimit të mbetjeve mortore të të zhdukurve

Gazeta10
27 August 2026 - 17:19

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, së bashku me zëvendëskryeministren dhe ministren e Drejtësisë, Donika Gërvalla-Schwarz, kanë vizituar Institutin për Mjekësi Ligjore (IML), ku janë bartur mbetjet mortore që dyshohet se u përkasin së paku 23 personave të zhdukur me dhunë gjatë luftës së fundit në Kosovë.

Mbetjet mortore janë gjetur në tri lokacione në fshatrat Kalludër dhe Jabukë, në komunën e Zubin Potokut. Sipas Kurtit, sot bëhet një muaj nga fillimi i gërmimeve, ndërsa procesi tashmë ka kaluar në fazën e ekzaminimeve dhe procedurave profesionale për identifikim dhe dokumentim.

Deri më tani, katër mostra të ADN-së, që u përkasin mbetjeve mortore të gjetura në Jabukë, janë dërguar për analizë në Hagë.

Kurti ka bërë të ditur se që nga përfundimi i luftës janë realizuar rreth 2,700 gërmime, ndërsa vetëm gjatë këtij viti, nga 17 operacione të tilla.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.