
Organizatori i platformës “Liria ka Emër”, Ismail Tasholli, ka folur për dy marshet që pritet të jenë në mbështetje të ish-krerëve të UÇK-së, më 12, përkatësisht 16 shtator, ku i pari do të jetë në Prishtinë e tjetri në Hagë.
Tasholli tregoi se për këto dy organizime kanë qenë në kontakt të vazhdueshëm edhe me familjarët e ish-krerëve të UÇK-së, ku tregoi se të njëjtit janë të shqetësuar, siç u shpreh ai, si krejt Kosova.
Asnjë viktimë të mos mbetet pa emër, asnjë krim pa u dokumentuar“Po, në vazhdimësi kemi pasur kontakt edhe për mënyrën e organizimit tonë, simbolikën tonë. Zakonisht kur kemi pasur ngjarje që kanë të bëjnë me Gjykatën Speciale e kemi pasur edhe fëmijët ose bashkëshortet e tyre. Dhe kemi bashkëbiseduar në vazhdimësi. Ata janë të shqetësuar si krejt Kosova, si çdo shqiptar, shqetësimi është pak më i madh se neve tjerëve për shkak se i kanë familjarë dhe kanë relacion shumë, shumë emocional. Dhe ajo në rend të parë edhe ne kur flasim në përgjithësi, në rend të parë e potencojmë që ata ju mungojnë familjes së tyre, mandej krejt Kosovës. Është e dhimbshme edhe është shumë emocionale t’i shohësh ata pa baballarët e tyre. Shpresojmë që 16 shtatori do të jetë edhe fundi i brengës së tyre ose mungesës së tyre për familjarët që i kanë”, tha Tasholli, raporton KosovaPress.
Ai foli edhe për takimin që e ka pasur më nënën e ish-presidentit Hashim Thaçi në Burojë të Skenderajt, ku tregoi një moment emocionues pas një mesazhi të saj.
“Po, e kemi takuar në Burojë, personalisht, edhe më ka emocionuar mënyra se qysh e sheh ajo krejt ngjarjen. Edhe një rast po jua tregoj veç një fjali: kur tha, “Inshallah më kthehet Hashimi, tha, po ishalla më kthehet me shokë”. Ajo e tregon edhe një lloj kulture në familjet tona, edhe një lloj peshe që e ndien ajo nënë, jo vetëm për djalin, po për të gjithë ata djem, që lutet njëjtë si për djalin që me 16-in të jenë të lirë. Kjo me të vërtetë është emocionale”, tha Tasholli.