
Shefi i UNMIK’ut, Peter Due, ka bërë thirrje ndaj institucioneve të vendit, që të ndërmarrin veprime urgjente për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave.
Në postim shtohet se, kjo dhunë s’duhet të tolerohet, normalizohet apo trajtohet kurrë si çështje private.
Postimi:
SRSG Due bën thirrje për veprime urgjente për t’i dhënë fund dhunës ndaj grave
Përfaqësuesi Special i Sekretarit të Përgjithshëm dhe Shefi i UNMIK-ut, Peter Due, shpreh trishtim të thellë për humbjen e jetës së dy grave, të cilat, sipas raportimeve, u vranë nga bashkëshortët e tyre brenda pak ditësh.
Ai u shpreh ngushëllimet më të thella familjeve dhe të afërmve të viktimave.
“Këto vdekje tronditëse janë një kujtesë e dhimbshme se dhuna ndaj grave mbetet një çështje serioze dhe urgjente e të drejtave të njeriut. Një dhunë e tillë nuk duhet të tolerohet, normalizohet apo trajtohet kurrë si çështje private”, tha SRSG Due.
Ai u bëri thirrje institucioneve dhe autoriteteve përkatëse që të sigurojnë hetime të shpejta, të plota dhe të paanshme, respektimin e procesit të rregullt ligjor dhe përgjegjësi të plotë.
Gjithashtu, ai kërkoi intensifikimin dhe koordinimin e veprimeve për parandalimin e dhunës me bazë gjinore, mbrojtjen e grave në rrezik dhe sigurimin që të mbijetuarat të kenë qasje në kohë në mbrojtje, shërbime mbështetëse dhe drejtësi.