
Analisti Bastri Muja duke komentuar emrin e ambasadorit të Kosovës në SHBA, Ilir Dugolli ka deklaruar se i ka ardhë mirë që ky i fundit është përmend për postin e presidentit, e që sipas tij, ai e ka përmend edhe ma herët.
Ai këto komente i bëri në Kanal 10 në emisionin GAZETA.
“Po e përmendi Ilir Dugollin dhe me erdhi mirë që është përmend ngase ai është një diplomat i ri dhe se një profil i tillë kishte me qenë i duhur për president”, tha Muja, duke shtuar se edhe një tjetër që është përmend është Faton Bislimi i cili ka ardhur nga ish-diplomatët e njohur amerikanë dhe se është si profil i jashtëzakonshëm.
Për më shumë shikone videon e plotë. /GAZET10