
Ka ndërruar jetë 26-vjeçari i cili dyshohej për rastin e “Vrasjes së rëndë”, të ndodhur më 23 gusht 2026 në fshatin Kërvasari të Malishevës.
Sipas Policisë në Gjakovë, 26-vjeçari ka ndërruar jetë sot, rreth orës 17:15, në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK).
I riu ishte duke u trajtuar për plagët e marra nga arma e zjarrit, pas incidentit të ndodhur më 23 gusht në Kërvasari.