
Kryeprokurori i Shtetit, në bazë të kompetencave të tij ligjore, ka kërkuar nga Kryeprokurorja e Prokurorisë Themelore në Pejë një raport me shkrim lidhur me kronologjinë e veprimeve të ndërmarra për rastin e vrasjes së trefishtë në fshatin Gllogjan.
Kërkesa vjen pasi Gjykata Themelore në Pejë, më 24 gusht 2026, ka shpallur aktgjykim lirues ndaj personave të akuzuar për këtë rast.
Raporti i kërkuar pritet të sqarojë veprimet e ndërmarra nga Prokuroria Themelore në Pejë gjatë procedurës së trajtimit të këtij rasti.