Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Sveçla në fjalën përfundimtare: Kundërshtimi i demarkacionit ishte politik, marrëveshja ishte e gabuar

Gazeta10
28 August 2026 - 10:58

Ministri në detyrë i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka deklaruar se veprimet e ndërmarra në vitin 2018 lidhur me hedhjen e gazit lotsjellës në Kuvend kanë qenë të motivuara politikisht.

Në fjalën e tij përfundimtare në këtë rast gjyqësor, Sveçla ka folur edhe për marrëveshjen për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, duke thënë se kundërshtimi i saj ishte i drejtë dhe se marrëveshja, sipas tij, ishte e gabuar atëherë dhe vazhdon të jetë e tillë.

“Veprimet e atëhershme kanë qenë politike. E kemi kundërshtuar marrëveshjen për demarkacionin. Ishte gabim atëherë dhe është gabim edhe sot”, ka deklaruar Sveçla.

Ai ka thënë se sot, në cilësinë e ministrit të Punëve të Brendshme, përballet me kërkesa nga banorë të zonave të prekura nga demarkacioni, të cilët, sipas tij, kërkojnë ndihmë për vështirësitë me të cilat përballen.

“Unë sot, si ministër i Punëve të Brendshme, qytetarët e asaj zone që kanë pësuar nga demarkacioni më kërkojnë ndihmë për shkak të vështirësive që kanë”, është shprehur ai.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.