
Nisje e mbarë për xhudistët e Kosovës, Akil Gjakova dhe Dardan Cena, të cilët janë kualifikuar në çerekfinale të garave të xhudos në Lojërat Mesdhetare Taranto 2026.Xhudisti që nisi i para garat është Dardan Cena, i cili e ka kaluar pengesën e parë në Lojëra Mesdhetare në kategorinë e tij deri në 81 kilogramë në xhudo.Cena arriti ta mposht me ‘yuko’ spanjollin Jose Maria Mendiola, edhe përkundër një lufte të fortë.Me këtë fitore, Cena u kualifikua në çerekfinale, ku do përballet me xhudistin e Serbisë, Mihajlo Simin