Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Aksidentetet e fundit me vdekje, KEK aktivizon Task-Forcën me të cilën synon t’a përmirësojë sigurinë në punë

Gazeta10
28 August 2026 - 15:00

Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se ka filluar punën Task-Forca për vlerësimin dhe avancimin e sistemit të sigurisë dhe shëndetit në punë, pas aksidenteve të fundit në vendin e punës.

Sipas KEK-ut, krijimi i Task-Forcës është bërë në kuadër të masave të ndërmarra dhe në zbatim të konkluzioneve të Bordit të Drejtorëve dhe Menaxhmentit të Korporatës.

Task-Forca përbëhet nga përfaqësues të strukturave operative dhe profesionale të KEK-ut, përfshirë edhe përfaqësues sindikalë. Në varësi të nevojës, në punën e saj mund të angazhohen edhe ekspertë të brendshëm apo të jashtëm për fusha të caktuara.

“Në fokus të saj do të jetë vlerësimi i plotë i sistemit të sigurisë dhe shëndetit në punë, shqyrtimi i procedurave dhe standardeve ekzistuese, identifikimi i mangësive dhe propozimi i masave konkrete për forcimin e sigurisë, mbikëqyrjes dhe përgjegjësisë në të gjitha nivelet”, thuhet në njoftim.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.