Kosova Po Pret

24
DITË
14
ORË
37
MINUTA
05
SEKONDA
Kontaktoni

info@gazeta10.com

Lajme

Palatova përfundon misionin në Kosovë, u bën thirrje institucioneve për bashkëpunim me BE-në

Gazeta10
28 August 2026 - 13:34

Ushtruesja e detyrës së Shefes së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, po largohet nga Kosova pas më shumë se tre vitesh angazhim.

Përmes një njoftimi, Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë bëri të ditur se gjatë kësaj periudhe marrëdhëniet mes BE-së dhe Kosovës kanë hyrë në një kapitull të ri.

Në mesazhin e saj të fundit, Palatova u ka bërë apel autoriteteve dhe aktorëve politikë në Kosovë që të angazhohen me Bashkimin Evropian në mënyrë konstruktive, bashkëpunuese dhe të orientuar drejt zgjidhjes së problemeve.“BE-ja është këtu për ta mbështetur Kosovën”, thuhet në mesazhin e publikuar nga Zyra e BE-së në Kosovë.

Më të lexuarat
Nga Rubrika

Gazeta10, © 2026 Të gjitha të drejtat e rezervuara.